Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez i dhuroi një shtëpi anëtares së tremiliontë të faqes së tij në Twitter. Fatlumja është një 19-vjeçare, banorja e shtetit të Amerikës së Jugut, Natalia Valdivieso. Të mërkurën tek ajo shkoi një delegacion, i cili e njoftoi atë për dorëzimin së shpejti të çelësave të shtëpisë së re.

Bujaria e Chavez-it ndaj lexuesve të tij në rrjetin e Internetit rritet me rritjen e numrit të tyre. Anëtarin e dymiliontë Presidenti e telefonoi personalisht dhe i dhuroi një kompjuter.