Presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, do të bëjë sot pasdite betimin pas të cilit do të fillojë numërimi mbrapsht i mandatit të tij 5-vjeçar si kreu i shtetit. Ceremonia e inaugurimit me pjesëmarrjen e miqve të huaj do të mbahet në Beograd më 11 qershor.

Nikoliç bëhet President i Serbisë pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve mbarëkombëtare më 20 maj, ku ai e kaloi ish-presidentin Boris Tadiç me rreth 2% të votave.Presidenti i ri i Serbisë do të bëjë betimin solemn për besnikëri karshi popullit para përbërjes së re të parlamentit, i cili do të mblidhet në seancën inauguruese në të njëjtën ditë, të enjten, por paradite.