0Nuk ka ende njoftime për detajet dhe përfundimet e takimit. Ndërkohë u bë e njohur se një sërë vendesh perëndimore mbështetën idenë e futjes së sanksioneve të përforcuara kundër Sirisë. Rusia kundërshtoi. Ministri i Jashtëm i Kinës deklaroi se sanksionet vetëm do të përkeqësojnë krizën sirian.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Përfaqësuesja e Përhershme  e SHBA Suzan Rajs nuk i përjashtoi veprimet, të cilat do të anashkalojnë Këshillin e Sigurimit, nëse plani i paqes së Kofi Annan do të dështojë. Në të njëjtën kohë ajo deklaroi se për sot ky është skenari më i mundshëm. Komentet e Drejtorit të Qendrës së Studimeve Orientale Ruse Andrei Vollodin:

- Ndërhyrja ushtarake do të çojë në mënyrë të pashmangshme në përçarje të asaj strukture marrëdhëniesh që ekziston në Mesdheun lindor. Këtu është jo vetëm Siria, por edhe Turqia dhe vende të tjera fqinjë e kufitare. Kjo ndërhyrje mund të shkaktojë një valë të tërë konfliktesh të intensitetit të mesëm dhe të lartë, të cilën Perëndimi nuk mund ta kontrollojë.

Mënyra më e mirë për të shmangur skenarin katastrofik është të provohet të realizohet plani i Kofi Annan. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB Vitali Çurkin. Megjithatë diplomati rus e quajti të papranueshme mënyrën se si po zhvillohen ngjarjet në Siri. Kjo, sipas fjalëve të tij, nuk do të çojë në asgjë të mirë - as për qeverinë, as për opozitën dhe as për popullin sirian. Vitali Çurkin, bëri thirrje për masa "të menduara dhe guximtare" për të ndryshuar këtë tendencë negative. Analisti i Institutit të Orientalizmit i Akademisë të Shkencave të Rusisë Vladimir Isajev e komentoi në këtë mënyrë deklaratën e Moskës:

-Thirrja, ka të ngjarë, t’i drejtohet opozitës. Ndërsa në deklaratat e përfaqësuesve të saj kërkohet vetëm kjo: Bashar Al-Assad duhet të largohet. Unë kam folur shumë herë me ta, kam pyetur: çfarë do të ndodhë më tuje? Ka ndonjë plan? Plan nuk ka. Prononconi figurat që mund të vijnë. Gjithashtu nuk ka asnjë përgjigje. Opozita siriane është e detyruar thjesht të ulet në tryezën e negociatave dhe të zgjidhë problemin pa përdorur lloje të ndryshme armësh.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Sirisë në OKB Bashar Xhafari deklaroi ndërkohë se forcat jashtë kufijve të Sirisë ushtrojnë presion mbi opozitën që ajo të mos hyjë në  dialog me Damaskun. Në lidhje me këtë ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë Damaskun për zgjidhjen e krizës dhe jo për shkallëzimin e saj.

0Rebelët siriane ndërkohë i shpallën ultimatum Presidentit Bashar Al-Assad. Ata i dhanë 48 orë për të zbatuar planin e paqes së Kofi Annan. Ultimatumi përfundon ditën e premte në mesditë. Pas kësaj, "Ushtria e lirë siriane", krahu i armatosur i opozitës, e konsideron veten të lirë nga të gjitha detyrimet në bazë të planit të të Dërguarit të Posaçëm të OKB-së dhe Ligës së Shteteve Arabe për Sirinë.

Konstantin Garibov