Në pikën e kalimit të kufirit  në rajonin e Alma-ATA në jug-lindje të Kazakistanit, ku ra një zjarr, janë gjetur mbetjet e trupave të djegur të 13 personave, njoftoi në një konferencë shtypi në Astana nëndrejtori i parë i Shërbimit Kufitar të Kazakistanit Turganbek Stambekov.

"Deri më tani janë gjetur mbetjet e trupave të djegur të 13 personave", - tha Stambekov. Sipas tij në mesin e kufomave është gjetur dhe trupi i një gjuetari që ndodhej afër pikës së kalimit kufitare. Në këtë pikë kalimi të kufirit shërbenin gjithsej 15 persona.