0Ndërkohë Julian Assange mbetet në Londër: gjykata e plotësoi kërkesën e avokatëve të tij për të protestuar vendimin dhe ata jenë në gjendje ta bëjnë këtë brenda dy javësh. Ende nuk bëhet fjalë për proces gjyqësor, Prokuroria e Suedisë vetëm do ta marrë në pyetje Julian Assange në lidhje me akuzat për përdhunim dhe abuzime seksual, tregoi gazetari suedez Malcolm Dikselius:

- Çështja i ndodhet prokurorit - dhe ai duhet të dëgjojë vetë z.Assange. Ata nuk e kanë dëgjuar versionin e tij, ai ishte gjithë këtë kohë në Britani. Pra, unë mendoj, se proces gjyqësor hëpërhë nuk do ketë.

Thashethemet për faktin që Suedia do t’ia dorëzojë Julian Assange SHBA-ve janë spekulime, i sigurt shprehet gazetari Malcolm Dikselius:

-Çfarë ndodhi në Amerikë nuk është një vepër penale sipas ligjit suedez. Nadj tij nuk do të ketë asnjë lloj pretendimi për zbulimin e informacionit. Nuk ka asnjë kërkesë nga autoritetet amerikane për këtë çështje. Dhe Suedia nuk ka të drejtë ta ekstradojë atë pa pëlqimin e Anglisë. Domethënë Anglia e ekstradon atë vetëm për çështjen e përdhunimit, ndërsa Suedia nuk ka të drejtë të marrë vendime individuale.

Padinë kundër Julian Assange e ngritën dy gra. Ato e akuzojnë atë për krime me natyre seksuale, të cilat ka gjasa që ai t’i ketë kryer kur ndodhej në Suedi në vitin 2010. Vetë Julian Assange thotë me siguri se procesi është i frymëzuar në mënyrë që në të ardhmen Suedia ta ekstradojë atë në SHBA, ku ai akuzohet për spiunazh.

Në rasti se Julian Assange ekstradohet në SHBA atje e pret e pakta burgimi i përhershëm, venë në dukje ekspertët, duke rikujtuar historinë me informatorin e supozuar të “WikiLeaks” i zakonshmi Bradley Manning. Nga totali i akuzave ai rrezikon dënimin me vdekje.

0Ekspertët janë dakord: SHBA po ndjekin procesin e ekstradimit të Julian Assange në Suedi. Media, nga ana tjetër, njofton për vizitën, në fillim të qershorit në Stokholm, të Sekretares së Shtetit Hillari Klinton e quajti këtë përputhje jo të rastësishme.

Aleksandra Dibizheva, Polina Çernica