Rreth 30 lëkundje të reja nëntokësore janë regjistruar natën e kaluar në Italinë veriore, e cila nuk e ka marrë ende veten nga dy tërmetet e fundit.

Për shkatërrime dhe viktima nuk ka asnjë njoftim. Sizmiologët nuk e përjashtojnë mundësinë e tërmeteve të reja në këtë zonë. Tërmeti i parë i magnitudës 6.0 ra në veri të vendit më 20 maj. Fill pas tij më 29 maj e njëjta zonë u godit nga një tërmet i magnitudës 5.8. Si pasojë 24 persona humbën jetën dhe mbi 400 u plagosën. U shkatërruan me qindra shtëpi, kisha dhe ndërtesa të tjera. 15 000 persona mbetën të pastrehë. 4 qershori është shpallur ditë zie kombëtare në vend.