Pasurimi i uraniumit "është e drejtë legjitime e Iranit" dhe nuk ka synim prodhimin e bombës atomike. Këtë e deklaroi Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, në një intervistë për kanalin televiziv France 24. Sipas fjalëve të tij në qoftë se vendet e tjera duan të kufizojnë të drejtat të Iranit, atëherë duhet të shpjegojë "pse".

Javën e kaluar në Bagdad u zhvillua një raund i ri negociatash midis "6-shes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve të Iranit. Palët ranë dakord të takohen përsëri në një tryezë të rrumbullakët në Moskë më 18-19 qershor.