Gjykata franceze e Apelit e hoqi masën e kontrollit gjyqësor mbi ish-kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss-Kahn.

Në mars të këtij viti autoritetet franceze i drejtuan zotit Strauss-Kahn akuza për përfshirje në grupin kriminal që merrej me prostitucion dhe morën masën e  kontrollit gjyqësor ndaj të dyshuarit. Strauss-Kahn-in e ndaluan të kontaktojë me ndonjërin nga të pandehurit dhe paditësit si dhe të komunikojë me mediat.

Nëse Strauss-Kahn do të shpallet fajtor ai rrezikon të dënohet deri me 20 vjet burg.