Korporata amerikane Boeing planifikon që gjatë 20 viteve të ardhshme t’i shesë më shumë se 1000 avionë të saj kompanive ajrore ruse me një çmim prej më shumë se 110 miliardë dollarë, njoftoi Presidenti i Boeing International Shephard Hill.

Duke folur për planet e kompanisë, Hill analizoi situatën makroekonomike në SHBA dhe Rusi. "Rritja e shpejtë ekonomike në Rusi kontribuon në zhvillimin e aviacionit në vend", - tha ai. Sipas fjalëve të tij jo vetëm Boeing, por edhe kompani të tjera amerikane e cilësojnë tregun rus si shumë premtues.