Kreu i Misionit Diplomatik të Rusisë në Bashkimin Europian Vladimir Çizhov deklaroi ditën e martë se dyshon në efektivitetin e dëbimit nga një sërë shtetesh të Bashkimit Evropian të ambasadorëve të Sirisë si reagim ndaj tragjedisë në fashtin sirian Houla.

Ai deklaroi se Rusia po ushtron presion mbi regjimin e Damaskut me qëllim ndalimin e dhunës dhe pretendon veprime të ngjashme nga vendet e Perëndimit në marrëdhënie me opozitën siriane.

Ditën e premte në fshatin Houla mbetën të vrarë më shumë se 100 veta, përfshirë këtu gra dhe fëmijë. Këshilli i Sigurimit të OKB-së në njoftimin emergjent të 27 majit dënoi masakrën e banorëve paqësorë. Autoritetet siriane mohojnë përfshirjen në këtë tragjedi, duke hedhur përgjegjësinë për të mbi militantët islamikë.