SHBA janë kundër militarizimit të mëtejshëm të konfliktit në Siri, por nuk përjashtojnë asnjë mundësi veprimi, deklaroi të martën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.

Presidenti francez, Francois Hollande tha se ndërhyrja ushtarake në Siri është e mundshmë, por vetëm me miratimin e OKB-së. Ai shprehu këtë mendim duke folur drejtpërdrejtë në kanalin televiziv "France 2".

Në të njëjtën kohë Hollande tha se "zgjidhja e problemit të Sirisë nuk varet nga një ndërhyrje ushtarake." "Ne duhet të gjejmë një tjetër zgjidhje të domosdoshme për të forcuar sanksionet", - theksoi ai. "Këtë çështje unë do ta diskutoj me Vladimir Putinin, i cili do të mbërrijë të premten në Paris për një vizitë," - shtoi Hollande.