Mitt Romney morri zyrtarisht statusin e kandidatit për President të SHBA nga Partia Republikane me mbështetje nga një numër i mjaftueshëm delegatësh në zgjedhjet paraprake brenda partisë.

Ish-Guvernatori i Massachusets ditën e martë fitoi në zgjedhjet paraprake brenda partisë në Texas. Kjo fitore i jep atij nominimin si kandidat për në postin e presidentit të SHBA, meqenëse gjithsej ai morri mbështjetjen e më shumë se 1144 delegatëve.

Zgjedhjet paraprake republikane do të mbahen edhe në 6 shtete në korrik. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në nëntor. Rival i kandidatit të republikanëve do të jetë Presidenti aktual demokrati Barack Obama.