Avioni amerikan i telekomanduar sulmoi një natë më parë në jug të Jemenit një kolonë makinash të "Al Qaeda-s". Si rezultat i sulmit mbetën të vrarë të paktën 5 militantë.

Objektivi i sulmit ishte udhëheqësi rajonal i grupit terrorist Quaid al-Dahab, i cili ndodhej në një nga tri makinat e sulmuara. Ende nuk ka informacion nëse ai i ka mbijetuar sulmit, apo jo.