Rusia dhe Norvegjia kanë rënë dakord për kalimin e kufirit pa viza për banorët e zonave kufitare. Banorët e zonës kufitare me gjatesi 30 km të të dyja vendeve mund ta kalojnë kufirin më shumë se një herë dhe të qëndrojnë deri në 15 ditë brenda zonës kufitare të vendit fqinj. Kalimi i kufirit i lejohet qytetarëve që kanë jetuar në zonën 30 kilometrike për më shumë se tre vjet.

Norvegjia u bë vendi i parë i Marrëveshjes së Shengenit, e cila i lejoi rusëve që jetojnë në afërsi të kufirit të lëvizin lirisht përtej tij.