Rusia nuk ka ndërmend të lejojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së iniciativat lidhur me ndërhyrjen e jashtme ushtarake në çështjet e Sirisë, pasi ajo vetëm do të përkeqësojë situatën me pasoja të paparashikueshme si për Sirinë ashtu dhe për të gjithë rajonin, deklaroi zëvendës Ministri i Jashtëm i Rusisë Genadi Gatillov, duke komentuar deklaratën e Presidentit të Francës Francois Hollande lidhur me mundësinë e ndërhyrjes së jashtme ushtarake për zgjidhjen e krizës në Siri.

Në të njëjtën kohë Hollande theksoi se një tjetër zgjidhje do të ishte më e preferuar. Ai, në veçanti, bëri thirrje për forcimin e sanksioneve kundër autoriteteve siriane dhe theksoi nevojën e bashkimit të opozitës siriane.

Mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Siri e lejojnë gjithashtu Belgjika dhe Australia.