Numri i viktimave të tërmetit në Italinë veriore është rritur në 17 persona, u plagosën rreth 300 dhe mijëra kanë mbetur të pastrehë. Lëkundja kryesore e tërmetit u ndje në rajonin verior të Emilia-Romagna. Në zonat më të prekura nga tërmeti punojnë organet e shpëtimit. Banorët vendas kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre. Shumë prej tyre e kaluan natën në kampe prej tendash. 4 qershori është shpallur ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave.

Përse lëkundet Emilia shkencëtarët nuk e dinë. Atë çka ata mund të bëjnë tani për tani është të masin fuqinë e lëkundjeve. Që nga lëkundja e parë e tërmetit e deri më tani janë regjistruar 140 të tilla. Shkencëtarët nuk kanë aaritur akoma të parashikojnë se sa lëkundje akoma do të ketë dhe të çfarë fuqie. Parashikimi kryesor është - nuk ka asnjë parashikim.