Një nga kushtet më të rëndësishme për integrimin e vendeve të Bashkimit të shteteve të pavarura (BSHP) është rritja e numrit të palëve të Marrëveshjes për zonën e tregtisë së lirë. Këtë e deklaroi sot Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvediev, duke folur në një takim të zgjeruar të Këshillit të krerëve të vendeve të BSHP në Ashgabat.

Sipas tij tregtia e ndërsjelltë ndërmjet vendeve të BSHP është rritur në vitet e fundit me 36 % dhe ka arritur gati në 300 miliardë dollarë. Medvediev theksoi nevojën për modernizimin e ekonomive të vendeve anëtare të BSHP dhe tha se Moska propozon miratimin e një dispozite të veçantë për bashkëpunimin në fushën e teknologjive të larta.