Presidenti demokrat në fuqi Barack Obama do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale në nëntor të 2012. Ky është parashikimi i astrologëve në konferencën ndërkombëtare në New Orleans.

Në të njëjtën kohë disa ekspertë kanë parashikuar se Obama mund të hasë disa vështirësi pas rizgjedhjes së tij në gjysmën e parë të mandatit të dytë presidencial.
Fitoren e Obama-s e parashikuan dhe astrologët nga Kina, Rusia, Serbia, Afrika e Jugut, Turqia, Meksika dhe Japonia.

Në konferencën e New Orleans, e cila mbahet një herë në katër vjet, morën pjesë më shumë se 1500 astrologë nga 30 vende.