Rreshteri i ushtrisë amerikane u arrestua si rezultat i operacionit të përbashkët të njësisë së policisë italiane për luftën me krimin në fushën e informatikës dhe të njësive hetimore të Flotës Ushtarake Detare të SHBA. Të paraburgosurin e inkriminojnë për prodhimin e pronografisë për fëmijë me pjesëmarrjen e fëmijëve italianë nën moshën 10 vjet, detyrimin e të miturve për të kryer akte seksuale me kafshë si dhe për dhunë të ushtruar ndaj të miturve.

0Kërkimet u zhvilluan në rezidencën e rreshterit dhe në zyrat e bazës së FUD të SHBA “Camp Darby”, ku ai po kryen shërbimin. Aktualisht rreshteri mbahet i arrestuar në qytetin e Pizës. Dihet se ai është 28 vjeç dhe ka lindur në Florida.