Vetëm 20 persona nga 108 të vdekurit ditën e premte në qytetin sirian Houla mbetën të vrarë nga të shtenat e tankeve dhe artelerisë në qytet. Të tjerët, duke përfshirë këtu shumë fëmijë, u qëlluan, me sa duket, nga luftëtarët e forcave të armatosura proqeveritare.

0Këto janë të dhënat paraprake të hetimit që dha ditën e martë Sekretari për shtyp i Përfaqësuesit të Lartë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.