Autoritetet e Perusë shpallën regjimin e gjendjes së jashtëzakonshme, që supozon ndalimin e mbledhjeve dhe përforcimin e kompetencave të policisë në përpjekje për t’i dhënë fund protestave në provincën jugore Cusco, ku ndodhet miniera e bakrit Tintaya.

0Banorët e provincës, ku ndodhet miniera që i përket kompanisë zviceriane “Xstrata”, pretendojnë se miniera shkakton dëme në mjedis dhe kërkojnë nga kompania që të rritë investimet në rajon. Si rezultat i përleshjeve me policinë mbetën të vrarë dy anëtarë të protestës dhe dhjetra të tjerë u plagosën.