Sot Pakistani realizoi provat e suksesshme të raketës “Hatf IX” me rreze të shkurtër veprimi, e cila është në gjendje të mbajë mbushje bërthamore. Për këtë njoftoi departamenti ushtarak i vendit.

Kjo është prova e tretë raketore në Pakistan që prej koheës kur India në prill testoi raketën e re ndërkontinentale balistike “Agni-V”. E cila gjithashtu është e aftë të mbartë armë bërthamore dhe zotëron një largësi veprimi deri në 5 mijë kilometra.

0India dhe Pakistani kanë luftuar tre herë me njëra-tjetrën që pas shpalljes së pavarësisë nga Britania e Madhe në vitin 1947. Në vitin 1998 të dy vendet për herë të parë demonstruan publikisht potencialin e tyre bërthamor.