Reduktimi i forcave të misionit policoro-civil të Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX do të fillojë në mes të qershorit, njoftoi një burim diplomatik në Bruksel. Në një farë mënyrë konfigurimi i misionit të BE-së në Kosovë do të ruajë prezencën të paktën edhe dy vjet.

0Tani në përbërje të EULEX-it ka rreth tre mijë oficerë të policisë dhe bashkëpunëtorë civilë, midis tyre 1.350 të huaj. Objektivat kryesore të misionit konsistojnë në sigurimin e rendit dhe ndihmën e autoriteteve vendore për organizimin e punës së organeve gjyqësore e doganave.