I dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe Kofi Annan do të takohet të martën në Damask me Presidentin sirian Bashar Al-Assad.

Ndërkohë në Siri vazhdojnë protestat për shkak të vrasjes së më shumë se 100 banorëve paqësorë në Houla. Kofi Annan deklaroi se ajo që ndodhi është një krim i tmerrshëm i cili duhet të ketë pasoja serioze. Ai paralajmëroi gjithashtu qeverinë siriane se ata do të duhet të marrin veprime vendimtar që të tregojnë interesin e tyre për zgjidhjen paqësore të krizës.

0Anan mbërriti në Siri ditën e hënë dhe ka zhvilluar tashmë bisedime me ministrat dhe Kreun e misionit vëzhgues ndërkombëtar Gjenerali Robert Mudom.