Të paktën një person u vra dhe një tjetër u plagos në qytetin San Felice sul Panaro, si pasojë e një tërmeti të fortë që tronditi sot në mëngjes pjesën veriore të Italisë. Një burrë mbeti i vdekur si rezultat i renies së një trau në një nga ndërtesat.

Në qytetin Mirandola u shëmb një ndërtesë industriale. Sipas informacionit të “TMNews” nën rrënoja ndodhen katër punëtorë.

0Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë ra në 09.00 me orën lokale në rajonin Emilia-Romagna. Oshilacionet u ndjenë qartë në të gjithë veriun e vendit. Qindra njerëz vrapuan në rrugë, shumë institucione u evakuuan dhe u ndërpre pjesërisht transporti hekurudhor midis qyteteve.