Protestuesit në Kajro i vunë zjarrin selisë parazgjedhore të njërit prej kandidatëve për president Ahmed Shafik, Kryeministrit të fundit të regjimit tashmë të rrëzuar të Hosni Mubarak. Sipas të dhënave të mediave egjiptiane askush nuk u lëndua.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Egjipt shpalli njoftimin se në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kaluan Mohammed Mursi i Lëvizjes "Vëllazëria Myslimane" dhe Ahmed Shafik, pas të cilit në Kajro dhe Aleksandri u zhvilluan aksinet e protestës, pjesëmarrësit e të cilëve shprehën pakënaqësi për kalimin në  raundit e dytë të ish-Kryeministrit.

0Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 16 dhe 17 qershor.