0Insuficiencën kardiake mjekët e quajnë epidemi joinfektive të shekullit XXI. Vetëm në Rusi me këtë sëmundje janë diagnostikuar 8 milionë njerëz.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Mjekësisë (ONM), sot 70% e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës vijnë nga insuficienca kardiake. Diagnostikimi i hershëm e trajtimi efektiv bëjnë të mundur reduktimin e sëmundshmërisë dhe vdekmshmërisë si dhe ulin koston e kurimit. Megjithatë, tani pacientëve rusë iu është shfaqur mundësia pa shpenzime të tepërta të konsultohen nga specilistët më me emër të “Botës së Vjetër” në faqen e internetit www.heartfailurematters.org, thotë Drejtoresha e progremeve ndërkombëtare të Organizatës së Specialistëve për Insufiencën Kardiake (OSIK) Julia Begrambekova:

-Kjo faqe Interneti është përpunuar nga associimi për insuficiencën kardiake, i adoptuar nga OSIK për auditorin rus. Ky është një burim shumë i mirë. Atje është vajza e dashur interaktive Anja, e cila në gjuhën ruse jep këshilla se si të gjesh më mirë në këtë faqe Interneti informacionin e dobishëm. Faktikisht çdo rus që ka mundësi të futet në Internet mund ta marrë informacionin e nevojshëm, kjo është tendenca e ditëve të fundit. Sot gjithnjë e më shumë përhapje po merr mjekësia e transmetuar. Ajo lejon përhapjen e shpejtë deri te pacienti të përpunimeve të fundit shkencore dhe klinike. Në SHBA së fundmi madje u krijua Instituti i Mjekësisë së Transmetuar për të reduktuar maksimalisht afatin nga përpunimi i mënyrës së kurimit deri në aplikimin e saj në klinikë. Klinikë analogjike do të duket këtë vit edhe në Rusi në Universitetin e Moskës, thotë akademiku Belenkov:

-Kjo do të jetë klinika e parë universitare në vendin tonë. Në të ne do të provojmë të bashkojmë mundësitë e insitucionit unikal shkencor - Universiteti Shtetëror i Moskës («Московский Государственый Университет», MGU). Këtu do të punojnë jo vetëm mjekë, por edhe kimistë, fizikantë, biologë dhe matematicienë. Në do të provojmë të realizojmë këtu sa më shpejt të jetë e mundur përpunimet më të fundit të cilat do të bëhen në të gjithë botën dhe në vendin tonë.

0Mjekët vendas do të kenë çfarë të ndajnë me kolegët e vet të huaj. Rusia është shpallur lideri botëror për profilaktikën e sëmundjeve kardiovaskulare. Ndërkohë që mjekësia e transmetuar do të japë mundësi përforcimi të këtij drejtimi.

Elena Kovaçiç