Avion i kompanisë ajrore indiane “Airways' Riyadh” ditën e hënë në mëngjes bëri ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Mumbait për shkak të djegies të një motori. Në kohën e ngjarjes në bordin e avionit ndodheshin rreth 150 pasagjerë.

0Pas fluturimit nga aeroporti i Mumbait menaxheri i fluturimeve njoftoi ekuipazhin se kishte vënë re tym në një nga motorët dhe i sugjeroi menjëherë të kthehet në aeroport. Pilotët fikën motorin që po digjej dhe realizuan uljen me motorin e dytë. Ulja u bë pa asnjë incident. Asnjë nga pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit nuk u lëndua.