Këshilli i Sigurimit të OKB-së në një takim të jashtëzakonshëm dënoi unanimisht autoritetet siriane për vrasjen e të paktën 108 personave, midis të cilëve 34 fëmijë, në qytetin sirian Houla.

Këshilli i Sigurimit dënoi zjarrin në qytet me tanke e artileri si dhe pushkatimin e banorëve paqësorë.

0Qeveria siriane mohon përfshirjen e saj në vrasjet e banorëve të Houla, duke ia hedhur përgjegjësinë për të "terroristëve".