Stuhia e fuqishme tropikale "Beryl" goditi bregdetin juglindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Goditja kryesore ra në qytetin Jacksonville në Florida, ku era me shpejtësi deri në 110 km/h ka hedhur poshtë pemë dhe linjat e energjisë.

0Pritet që të hënë e të martë stuhia të kapë verilindjen e Floridës si dhe juglindjen e Georgia-s dhe më pas do të kthehet sërisht në Oqeanin Atlantik. Më parë, parashikuesit sinoptikë druheshin se stuhia mund të shndërrohet në një uragan, megjithatë tani probabilitetin e kësaj ata e përjashtojnë.