Në veriperëndim të Pakistanit afër kufirit me Afganistanin për shkak të zjarrit nga një avion amerikan pa pilot u vranë shtatë militantë.

0Për këtë deklaruan zyrtarët në shërbim e zbulimit pakistanez. Sipas fjalëve të tyre, natën e kaluar, pesë raketa u lëshuan mbi një makinë dhe një shtëpi në një nga fshatrat e Vaziristanit Verior. Pikërisht në këtë rajon ndodhen bazat e militantëve të lidhur me "Al-Kaedën".