Projekti i mbështetur nga Komisioni Europian për ndërtimin e një gazsjellësi nga rajoni i Detit Kaspik dhe Azisë Qendrore në kufirin lindor të BE-së, duke anashkaluar territorin rus, mund të anulohet plotësisht deri në fund të qershorit të këtij viti. Për këtë flitet sot në qarqet e biznesit të Londrës.

0Në lidhje me faktin që nga projekti u tërhoqën disa kompani të mëdha energjitike private, duke përfshirë këtu edhe PB, Bashkimi Evropian do të jetë i detyruar të bjerë dakord për mbylljen e saj. Sipas fjalëve të ekspertëve, rënia e “Nabucco” më  shumë erdhi si rezultat i ndryshimeve në tregun botëror të gazit, ku gjithnjë e më shumë po përdoret gaz natyror i lëngëzuar, ndërsa në disa vende ka filluar prodhimi i gazit nga shtresat shistore.