0Rusia gjithashtu bëri një deklaratë të posaçme duke bërë thirje për të mos nxjerrë konkluzione të nxituara dhe për të mos përjashuar provokimet nga ana e terroristëve.

Vëzhguesit e OKB-së në Siri, të cilët mbërritin në qytetin e granatuar Houla, njoftojnë për më shumë se 115 të vdekur dhe 300 të plagosur. Midis viktimave ka shumë gra dhe fëmijë. Përgjegjësia për tragjedinë i është vënë faktikisht regjimit qeverisës. Sipas të dhënave të OKB-së, zjarri në zonat e banuara u hap nga artilerija dhe armët e tankve të trupave ushtarake qeveritare.

Në dokumentin e miratuar unanimisht si rezultat i takimit të jashtëzakonshëm Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon autoritetet siriane për vrasjen e civilëve. Për më tepër, ushtarakët u akuzuan për pushkatim me gjakftohtësi të banorëve paqësorë.

Megjithatë Politologu orientalist Georgi Mirskij bën thirrje për të mos nxituar me përfundimet, duke treguar se nuk duhet përjashtuar provokimi nga ana e opozitës dhe terroristëve të "Al-Qaeda":

-Shumë nga viktimat janë njerëz të cilët u vranë nga predha (ose tanku ose artilerie). Opozita këto nuk i zotëron, që do të thotë ishin trupat qeveritare. Por ka edhe një anë tjetër - atje u gjetën banorë paqësorë, midis tyre edhe fëmijë, vetëm të prerë. Dhe ky është dorëshkrim i islamistëve. Natyrisht që ajo që ndodhi është në favor të opozitës. Sepse çdo gjë do të bjerë mbi Bashar Al-Assad.

Autoritetet siriane mohojnë kategorikisht përfshirjen në atë çfarë ndodhi. Edhe Rusia bëri thirje që të mos nxitohen për të nxjerrë konkluzione. Zëvendësi i Parë i Pëfaqësuesit të Vazhdueshëm të Rusisë në OKB Alexander Pankin deklaroi se çdo gjë ndodhi "në rrethana misterioze". Ndërsa Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është i shqetësuar për realizimin e pakënaqshëm të planit të Kofi Annan për normalizimin e situatës në Siri:

-Ne jemi thellësisht të shqetësuar se ky plan po zbatohet në mënyrë të pakënaqshme. Ka një progres të caktuar në reduktimin e nivelit të dhunës, por shpërthimet, si ajo që ndodhi në rrethinat e qytetit Houla më 25 maj, konfirmojnë se ne jemi ende larg nga arritja e qëllimeve të vëna.

0Rusia, Kina dhe disa vende të OKB-së dolën me kërkesën për te kryer një hetim të plotë sa më shpejt të jetë e mundur mbi masakrën e Houla dhe për të ndëshkuar përgjegjësit. Ditën e martë i Dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe Kofi Annan do të takohet në Damask me Presidentin e Sirisë Bashar Al-Assad.

Roman Mamonov