Operacion ushtarak kundër Iranit është përpunuar dhe është gati për zbatim, deklaroi Ministri i Mbrojtjes së SHBA-ve Leon Panetta ditën e dielë në intervistën për programin "This Week" të kanalit televiziv ABC News.

"Premisa themelore është se as SHBA dhe as komuniteti ndërkombëtar nuk kanë ndërmend ta lejojnë Iranin të përpunojë armën bërthamore", - deklaroi Panetta.

0"Do të dëshironim më mirë që ky problem të zgjidhej në mënyrë diplomatike dhe me presion, në vend që të përdornim forcën ushtarake, - tha ai. -Por kjo nuk do të thotë se ky opsion nuk është plotësisht i mundur. Ai jo vetëm që është i mundur, por është gati". Sipas fjalëve të Ministrit Leon Panetta, SHBA janë gati për çdo lloj të papriture në këtë pjesë të botës.