Një furgon u përplas me një autobus në perëndim të Indisë. Të paktën 26 vetë mbetën të vrarë dhe 27 të tjerë u plagosën rëndë.

0Tragjedia ndodhi rreth 80 km larg Mumbait. Furgoni me shpejtësi të madhe goditi autobusin e parkuar anës rrugës, e cila duke fluturuar rra mbi një grup njerëzish që po qëndronin në rrugë atje afër. Të plagosurit u dërguan në spitalin më të afërt. Gjendja e shumë prej tyre është e rëndë.