0Kryetari refuzoi të flasë për zhvillimet e fundit në Hagë, në veçanti për fillim e procesit gjyqësor të Ratko Mlladiç, duke e shpjeguar këtë me faktin se ai nuk është i autorizuar të komentojë çështjet aktuale. Megjithatë, situatën e çështjeve të vetë Gjykatës, ai ka ndërmend ta diskutojë me Ambasadorin e Rusisë të OKB-së Vitali Çurkin në të ardhmen e afërt:

-Javën e parë të qershorit unë do të jem në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne i kemi kërkuar zotit Çurkin edhe një takim tjetër. Për ne është shumë e rëndësishme të arrijmë mirkuptimin e Rusisë. Unë jam pothuajse i sigurt se sapo Rusia të kuptojë problemet tona dhe misionin tonë për t'i dhënë fund mosndëshkimit, ajo do të kuptojë thelbin e rolit tonë.

Që nga themelimi i saj në vitin 1993 Gjykata ka akuzuar zyrtarisht 161 persona. Për 126 prej tyre janë marrë tashmë vendimet. Po vazhdojnë shqyrtimet për 35 çështje: një person po pret fillimin e seancës, 17 çështje janë në rishikim dhe 17 të tjera janë dhënë në apel.

ICTY shqyrton krimet e kryera në territorin e Jugosllavisë pas ngjarjeve të vitit 1991. Moska ndërkohë del për mbylljen e Gjykatës së Hagës, përderisa aja i ezauroi tashmë funksionet e veta. Nga puna e Gjykatës së Hagës janë të pakënaqur të gjitha palët e përfshira në konfliktin në Jugosllavi, vë në dukje Teodor Meron, por pikërisht kjo dëshmon edhe një herë tjetër për objektivitetin e organizatës.

Sipas të dhënave të mediave ruse, në burgun e ICTY në Sheveningen kanë vdekur 19 të burgosur. Pas publikimit të këtij informacioni Radiokompania "Zëri i Rusisë" morri një letër nga Kryetari i Departamentit të Propagandës ICTY Nerma Jelacic.

Ajo njoftoi për katër të vdekur. Në intervistën për Radiokompaninë Teodor Meron i saktësoi këto të dhëna.

Rezulton se në paraburgimin e ICTY kanë vdekur 6 persona dhe tre të tjerë kanë ndërruar jetë jashtë kufijve të Holandës, ku ata po shlyenin dënimin e tyre. 10 persona të tjerë nuk arritën të jetonin deri në ekstradimin e tyre në gjykatë. Informacioni i plotë për të gjithë të vdekurit ka mundësi aksesi në faqen tonë të Internetit.

Më 1 korrik të vitit 2013 ICTY do të pushojë së ekzistuari. Në vend të tij do të vijë Mekanizmi i mbetur Ndërkombëtar për Gjykatat Penale. Në lidhje me këtë ICTY do të zhvillojë shqyrtimet dhe rishikojë apelimet deri në 31 dhjetor të vitit 2014.

Afati i punës së organizatës së re do të jetë 4 vjet dhe çdo dy vjet Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të rishikojë nevojën për zgjatjen e mëtejshme të mandatit të kësaj strukture.

0Versionin e plotë të intervistës lexojeni në gjuhën angleze dhe ruse në faqen tonë të Internetit www.ruvr.ru.

Olga Denisova