Presidenti i Francës François Hollande sot në mëngjes mbërriti në një vizitë në Afganistan, njoftojnë mediat franceze.

Atë e shoqërojnë Ministri i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drain dhe Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme Laurent Fabius.

Për arsye sigurie, vizita që do të zgjasë vetëm disa orë, nuk është bërë e ditur paraprakisht.

Më parë François Hollande paralajmëroi se ka ndërmend të përshpejtojë procesin e tërheqjes së kontigjentit francez nga Afgaistani dhe do ta përfundojë atë deri në fund të vitit 2012.