Tre qytetarët rusë, të cilët morrën plagë nga ulja aksidentale e avionit ushtarak rus “An-30” në Çeki, dolën nga spitali, njofton Agjencia informative çeke. Të plagosurit e tjerë, dy rusë dhe një çek, vazhdojnë të jenë të shtruar në spital. Gjendja e tyre është stabile. Më parë në vend mbërriti komisioni special i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Avioni “An-30” u përplas gjatë uljes ditën e mërkurë në aerodromin çek “Çasllav”. Në bord ndodheshin 23 persona. Avioni relaizoi fluturimet në kuadër të misionit të vëzhguesve “Qielli i hapur”.