Më shumë se 200 bashkëpunëtorë të policisë do të ruajnë rendin publik ditën e shtunë në Sheshin Qendror të qytetit Izhevsk gajtë transmetimit të drejtpërdrejtë të “Eurovision”, ku për Rusinë do të debutojnë kolektivi i Udmurtias “Gjyshet e Buranovit” (“Buranovskye Babushki”).

Transmetimi i drejtpërdrjetë i konkursit do të jepet në një monitor të madh, të instaluar në Sheshin Qendror të kryeqytetit të Udmurtias, nga ora 22:40 deri në 4 të mëngjesit të së dielës.

Organet ligjore po bëhen gati për fluksin e madh të atyre që dëshirojnë të vijnë për të bërë tifozllëk për bashkëatdhetaret. Oranizatat e aksionit presin që në Sheshin Qendror të Izhevskut të mund të dalin për të bërë tifozllëk për “gjyshet” rreth 5 mijë qytetarë.