Vladimir Putin do të realizojë vizitën e parë jashtë vendit në rolin e Presidentit të rizgjedhur të Rusisë në Bjellorusi, njoftoi shërbimi i shtypit i kreut të shtetit.

Vizita e tij në Minsk do të mbahet më 31 maj, ndërsa më 1 qershor ai drejtohet për në Gjermani me ftesë të Kancelares Angela Merkel, ndërsa më pas në Francë me ftesë të Presidentit të sapozgjedhur François Hollande.