Lidhja e votuesve ka ndërmend të zhvillojë ditën e dielë më 16:00 në Sheshin e Kuq të Moskës aksionin “Ngushtica e bardhë”.

Pra aktivistët kanë ndërmend të venë në provë reagimin e autoriteteve, që më parë kanë arrestuar në qendër të Moskës njerëz me veshje të bardha, gjë që stimuloi lëvizjen e protestës.

Lidhja e votuesve iu bëri thirje bashkëpunëtorëve të veshin “veshjet e tyre të bardha më të mira”, përfshirë këtu “fustane dasme, frak të bardhë, perde apo çfarëdo lloj veshjeje të bardhë”.

Aksioni i parë i ngjashëm i opozitës i 1 prillit nuk u zhvillua: Sheshi i Kuq u mbyll papritur.