Presidenti i Francës François Hollande deklaroi për gatishmërinë e koordinimit të tëreheqjes së kontigjentit francez nga Afganistani me aleatët e NATO-s.

Procesi i tërheqjes së trupave ushtarakë do të zhvillohet në marrëveshje me aleatët, në veçanti, të Presidentit të SHBA, tha ai.

François Hollande mbajti një fjalim para ushtarakëve francezë në bazën ushtarake në Afganistan, ku mbërriti sot në një vizitë të paparalajmëruar. Gjatë fushatës parazgjedhore ai premtoi të tërheqë ushtarët francezë nga Afganistani deri në fund të këtij viti.