Sipas sondazhit të kompanisë “Public Issue”, koalicioni grek i forcave radikale të majta SYRIZA, i cili është shfaqur kundër marrëveshjes së kredisë me BE dhe FMN, ende si më parë kryeson në rejtingun e popullaritetit në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare që planifikohet të mbahen më 17 qershor. Për të kanë ndërmend të votojnë 30% e zgjedhësve. Me 4% mbetet pas Partia e djathtë centrike “Demokracia e Re”, mbështetëse e masave të rrepta në këmbim të kredive, pa të cilat Greqia rrezikon default dhe daljen nga zona e euros.

Presidenti Carlos Papoulias emëroi zgjedhjet e reja pasi votimi i 6 majit nuk lejoi formimin e qeverisë. Lideri i SYRIZA Aleksis Tsipras mendon se BE nuk llogarit ta largojë vendin nga zona e euros, edhe sikur Athina të prishë marrëveshjen me BE dhe FMN.