Në zgjedhjet për president në Egjipt pas numërimit të më shumë se gjysmës së fletëve të votimit kryeson Kandidati i “Vlazërisë Myslimane” Mohammed Mursi. Atë e mbështetën pothuajse 31% e votuesve. Në vend të dytë renditet ish- Kryeministri Ahmed Mohamed Shafik i cili ka marrë 22% të votave të zgjedhësve. Rreth 20% të votave i përkasin Kandidatit të pavaruar socialist Hamdina Sabbah. Ndërkohë që ish Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Shteteve Arabe Amr Moussa është renditur vetëm në vend të pestë.

Në rast se asnjë nga kandidatët nuk merr më shumë se 50% të votave, më 16 dhe 17 qershor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.