Anëtarët e Këshillit të Bordit Drejtues të Bankës së Vatikanit i dhanë votën e mosbesimit kreut të saj Ettore Gotti Tedeschi, i cili drejtonte bankën që prej vitit 2009.

Ai akuzohet për “pastrim” të të ardhurave të krimeve si dhe për daljen në shtyp të një sërë dokumentash konfidencialë të Vatikanit. Ato kanë të bëjnë me korrupsioni, pagesat të dyshimta, të realizuara nëpërmjet Bankës së Vatikanit, keqadministrimin dhe konfliketet e brendshme midis personaliteteve të Selisë së Shenjtë.