Avioni “Solar Impulse” që punon me energji diellore, në prag u drejtua nga Zvicra në fluturimin e tij të parë ndërkontinental. Sot ai përfundoi ndalesën ndërmjetëse në Madrid. Avioni qëndroi në ajër pak më shumë se 17 orë, duke përshkuar distancën 1.5 mijë kilometra pa harxhuar as edhe një pikë karburant.

Në Madrid inxhinjerët po kontrollojnë gjithë sistemet e avionit dhe ditën e hënë, nëse do ta lejojë moti, ai do të vazhdojë fluturimin deri në destinacionin final, kryeqytetin e Marokut.

Në vitin 2014 pjesëmarrësit e projektit “Solar Impulse” shpresojnë të bëjnë një fluturim të plotë rreth Tokës në disa etapa vetëm për llogari të energjisë diellore dhe të tregojnë se ekzistojnë alterantiva të burimeve të paripërtëritshme të energjisë.