Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel nuk kaloi testin e gjeografisë, gjatë takimit me nxënësit e shkollës në Berlin ajo nuk mundi të tregojë në hartë kryeqytetin e Gjermanisë.

Nxënësit e një nga shkollave ndërkombëtare evropiane e ftuan Angela Merkel në mësim të hapur, në të cilin u diskutuan problemet e emigracionit. Nxënësit e shkollës traguan në hartë qytetet, ku ata dhe prindërit e tyre kanë lindur, ndërsa Kancelares i sugjeruan të gjente atdheun e saj Hamburgun.

Angela Merkel vendosi si fillim të përcakotonte vendndodhjen e Berlinit, por si rezultat ajo tregoi territorin e Rusisë. Në të vërtetë harta ishte e konturuar dhe në të nuk kishte pothuajse fare shenja.