Në kantjerin në Portsmouth në shtetin amerikan Maine zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me zjarrin që përfshiu ditën e mërkurë nëndetësen bërthamore "Miami".

Zjarri shpërtheu në pjesën e përparme të nëndetëses, kur anija qëndronte në dokun lundrues për mirëmbajtje teknike. Pjesa më e madhe e ekuipazhit është evakuuar. Gjatë luftës për fikjen e zjarrit u lënduan katër zjarrfikës.

Sipas deklaratës së Komandës së Forcave Ushtarake Detare të SHBA, reaktori i nëndetëses tani është shuar. Sipas të dhënave të policisë, nuk ka rrezik për popullsinë e rajoneve përreth dhe banorët nuk do të evakuohen.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë gjetur.