Opozita po planifikon të zhvillojë në Moskë një marshim nga “Tverskaja Zastava” deri te sheshi “Borovitskaja” dhe një miting më 12 qershor të vitit 2012. Për këtë njoftoi në mikroblogun e vet në “Twitter” koordinatori i Lëvizjes “Fronti i Majtë” Sergei Udalcov. Në këtë tubim opozita ka ndërmend të mbledhë 50 mijë njerëz.

Por kjo nuk është e gjitha, opozitari i famshëm Aleksei Navalnij deklaroi se pas marshimit të opozitës më 12 qershor do të fillojë përgatitja e aksioneve të protestës mbarëkombëtare të vjeshtës.

0Deklarimi për marshimin dhe mitingun e 12 qershorit në Moskë do të dorëzohet me zyrën e kryetarit të bashkisë më 28 maj.