Avion zviceran i aftë të fluturojë për llogari të energjisë diellore, ditën e enjte në mëngjes u ngrit në ajër dhe u drejtua në të parin në botë fluturim ndërkontinental pa përdorur asnjë pikë karburant.

Është planifikuar që avioni të përfundojë fluturimin nga Zvicra në Marok, duke bërë një ndalesë të shkurtër në Madrid.

Sipas fjalëve të bashkëpunëtorëve të kompanisë prodhuese zvicerane “Solar Impulse” nëse fluturimi do të rezultojë  i suksesshëm, do të vendoset rekordi për kohëzgjatjen e fluturimit të avionit për llogari të energjisë diellore.